Turqia po merr të gjitha masat e nevojshme në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e NATO-s, duke reaguar menjëherë kur është e nevojshme, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan me rastin e incidentit me rrëzimin e një rakete iraniane.
Ai shtoi se vendi i tij po lëshon paralajmërimet më të rrepta për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme dhe arriti në përfundimin se Turqia “nuk lë asgjë në dorë të rastësisë” kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe hapësirës ajrore të saj, në këtë periudhë të vështirë që po kalon rajoni.
Autoritetet turke bënë të ditur sot se një raketë balistike e lëshuar nga Irani ka përshkuar hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, përpara se të drejtohej në kahun e Turqisë.
Burime zyrtare thanë se raketa që shkonte drejt Turqisë u rrëzua nga një shkatërrues i Marinës Amerikane në Detin Mesdhe, i cili është pjesë e sistemit të mbrojtjes ajrore të NATO-s, sipas dy burimeve të njohura me çështjen.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...