Radhë kilometrike pelegrinësh në Sheshin Shën Pjetër për të bërë homazhe në Bazilikë tek trupi i Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të Hënën në moshën 88-vjeçare.
Zyrtarët e Vatikanit thanë se që prej orës 07:00 kur bazilika u rihap, pranë trupit të Papës kanë bërë homazhe rreth 50 mijë njerëz. Të Mërkurën, aq të shumtë ishin të personat që prisnin në radhë, saqë u desh zgjatja e afatit ditor përtej mesnatës. Shumë prej të pranishmëve iu desh të prisnin deri 3 orë në radhë.
Homazhe i bëri mbrëmë edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Këshilli i Kardinalëve u mblodh sërish këtë të Enjte, për të diskutuar për pjesët organizative të funeralit të së Shtunës.
Para nisjes së mbledhjes, ata thanë për mediat se është ende herët për të folur për procesin e zgjedhjes së Papës së ri. Homazhet në Bazilikën e Shën Pjetrit do të vijojnë deri mesnatën e të Premtes. Ndërsa të Shtunën, Papa Françesku do të përcillet për në banesën e fundit pranë bazilikës tjetër papale, të Santa Maria Maggiore.
Për 5 ditë, e gjithë Italia është në zi kombëtare./Tv Klan
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...