Anije patrullimi nga roja bregdetare greke dhe agjencia evropiane kufitare, Frontex kanë kapur më shumë se 650 migrantë në det, në jug të ishullit grek të Kretës gjatë dy ditëve të fundit, raportoi sot ERTNews duke cituar rojen bregdetare.
”Kishte disa anije, përfshirë një me 545 persona në bord”, raportoi ERTNews.
Njerëzit fillimisht u çuan në portet e qyteteve të vogla bregdetare të Kretës dhe do të shpërndahen në kampet e refugjatëve.
”Rajoni kohët e fundit ka qenë me mot të qetë”, thanë autoritetet.
Kjo u ka mundësuar kontrabandistëve të dërgojnë anije drejt Evropës.
Kreta ka regjistruar pothuajse 18 000 mbërritje migrantësh këtë vit.
Totali i vitit të kaluar ishte rreth 5 000.
Anijet kryesisht u nisën nga porti libian i Tobrukut.
Kalimi prej pak më shumë se 300 kilometrash është i rrezikshëm.
Vetëm rreth dy javë më parë, dhjetëra njerëz vdiqën në jug të Kretës kur anija e tyre u përmbys./atsh
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian