Afrika e Jugut tha sot se Ministri i Jashtëm i vendit foli me telefon me liderin e Hamasit për ndihmën humanitare për Gazën dhe territoret e tjera palestineze, duke mohuar raportet se ai shprehu mbështetje për grupin në luftën e tij me Izraelin.
Ministri Naledi Pandor ka marrë një kërkesë për të kontaktuar liderin e Hamasit Ismail Haniyeh, njoftoi Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit (DIRCO), duke iu përgjigjur si pjesë e gatishmërisë së Afrikës së Jugut për të biseduar me të gjitha palët për të lehtësuar dialogun.
Gazeta lokale News24 raportoi më herët se Hamasi njoftoi se kishte marrë një telefonatë mbështetjeje nga Ministri i Jashtëm i Afrikës së Jugut, pa përmendur emrin Pandor.
“Ne nuk kemi marrëdhënie dypalëshe me Hamasin. Mbështetja për luftën palestineze kundër okupimit nuk është e barabartë me mbështetjen për Hamasin”, sqaroi një përfaqësues i presidentit Cyril Ramaphosa, Vincent Maguenia, në një postim në platformën X.
Afrika e Jugut ka mbrojtur prej kohësh paqen në Lindjen e Mesme dhe e ka krahasuar luftën palestineze me luftën e saj gjatë aparteidit që përfundoi në 1994./abcnews.al
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...