Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, ka thirrur diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane në Kopenhagë lidhur me raportimet se qytetarët amerikanë kanë kryer operacione ndikimi në Grenlandë, raportoi të mërkurën transmetuesi publik DR, duke cituar ministrin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të marrin përsipër ishullin Arktik të pasur me minerale dhe të vendosur strategjikisht për arsye të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë, raporton Reuters.
Qeveria daneze beson se të paktën tre qytetarë amerikanë me lidhje me administratën Trump kanë qenë të përfshirë në operacione të fshehta ndikimi në territorin danez, raportoi DR, duke cituar burime të paidentifikuara.
Transmetuesi nuk i emëroi individët.
“Çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të mbretërisë sigurisht që do të jetë e papranueshme”, citohet t’i ketë thënë DR-së, ministri Rasmussen.
“Në këtë dritë, i kam kërkuar ministrisë së punëve të Jashtme të thërrasë të ngarkuarin me punë amerikan (diplomatin) për një bisedë”, ka thënë ministri.
Misioni amerikan në Kopenhagë aktualisht drejtohet nga i Ngarkuari me Punë Mark Stroh, thuhet në faqen e saj të internetit.
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...