Vladimir Putin ka pranuar se sanksionet e Perëndimit kanë “krijuar disa probleme dhe vështirësi” për Rusinë.
Megjithatë, presidenti i Rusisë shtoi se “Ne do t’i zgjidhim ato”, raporton skynews.
Duke folur sot, udhëheqësi rus tha se Perëndimi do të kishte vendosur sanksione kundër Rusisë “pa marrë parasysh çfarë” dhe tha se vendi i tij do të ketë “rritje të pavarësisë dhe sovranitetit” në një afat të gjatë.
Që nga pushtimi i Ukrainës, Rusia ka kaluar Iranin për t’u bërë objektivi më i madh i sanksioneve globale, sipas të dhënave të reja.
Tani ka më shumë sanksione kundër Rusisë sesa kundër Iranit, Venezuelës, Mianmarit dhe Kubës së bashku, sipas Castellum.AI, një platformë përputhshmërie.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit