Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një fjalim në Forumit të 25-të Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.
Gjatë fjalimit ai ka hedhur poshtë kërcënimin për luftë bërthamore që buron nga Rusia, transmeton portal arbresh.info
“Sapo dikush reagon ndaj deklaratave të politikanëve të huaj, menjëherë thuhet se Rusia po e kërcënon dikë”, tha Putin.
“Ne nuk jemi duke e kërcënuar askë. Por, të gjithë duhet të dinë se çfarë kemi dhe çfarë do të përdorim, nëse është e nevojshme, për të mbrojtur sovranitetin tonë”.
Për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila po vazhdon për 4 muaj, shumë vende Perëndimore janë të shqetësuar për një skenar më të keq, kur supozohet se mund të përdoren edhe armë bërthamore.
Moska e ka refuzuar gjithmonë këtë, duke theksuar se përkundrazi, ndryshe nga SHBA-të, Rusia nuk e ka përfshirë të drejtën e goditjes së parë në doktrinën e saj ushtarake./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar