Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), thotë se Ukraina i ka thënë se forcat ruse po bombardojnë pikat e kontrollit në qytetin Slavutych.
Qyteti me rreth 25 miëj banorë është vendi ku jetojnë shumë punëtorë të termocentralit bërthamor të Çernobilit, transmeton portal arbresh.info
Çernobili, vendi i aksidentit më të rëndë bërthamor në botë në vitin 1986, ka qenë nën kontrollin e forcave ruse për rreth një muaj.
Ukraina i ka thënë IAEA-s se bombardimet po rrezikojnë shtëpitë dhe familjet e stafit në Çernobil dhe parandalojnë rotacionin e mëtejshëm të personelit për në dhe nga vendi.
Rafael Grossi, kreu i IAEA, tha se është i shqetësuar nga zhvillimi i cili vjen vetëm pak ditë pasi stafi u lejua të kthehej në shtëpi pas gati katër javësh.
Ai tha se IAEA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën./bbc/arbresh.info/
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...