BE mund të jetë e begatë edhe nëse përbëhet nga një numër i kombeve të vogla të pavarura, thotë ish-udhëheqësi i arratisur katalunas Carles Puigdemont në një intervistë me ish presidentin e Ekuadorit Rafael Correa në RT Spanjisht.
Ish presidenti katalunas është një njeri i kërkuar në Spanjë për organizimin e një referendumi për pavarësinë e shtetit të tij të lindjes dy vjet më parë, transmeton portali arbresh.info.
Zërat që kundërshtojnë pavarësinë katalunase erdhën jo vetëm nga Madridi, por edhe nga Brukseli.

Për shembull, presidenti i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker tha se do të ishte e pamundur të administrohej BE, nëse do të kishte 98 anëtarë, gjë që, ai parashikoi, përfundimisht do të ndodhte nëse Katalonisë i lejohej të bënte atë që dëshironte.
Puigdemont tha që kjo linjë e arsyetimit ka një të metë të dukshme.
“Ata na thanë: “Të marrim Skocinë, Kataloninë, Flandrinë – kjo do të ishte shumë e ndërlikuar”. Ne mund ta merrnim atë, por në të njëjtën kohë BE po kërkonte të zgjerohej nga 28 anëtarë në 30 ose edhe 32″, tha ai.
“Ata po negociojnë me Kosovën, Maqedoninë [Veriore] dhe Shqipërinë për anëtarësimin e tyre”. Puigdemont tha se BE mund të jetë një bashkim funksional me banorë të pasur dhe të lumtur, edhe nëse përbëhet nga vende të vogla.
Ekziston, natyrisht, një dallim i dukshëm midis tokave që përmendi. Tri të parat janë pjesë e shteteve të njohura ndërkombëtarisht. Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë kombe sovrane në vete, ndërsa statusi i Kosovës është shumë i diskutueshëm.
Puigdemont argumentoi se rajonet e shkëputura si Katalonia nuk duhet të marrin një trajtim të ndryshëm thjesht për shkak të mënyrës sesi kufijtë u vendosën diku në të kaluarën./arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...