Një fotografi e gjysmë vëllait të diktatorit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, ku ai shihet i rrëzuar në një karrige pasi ishte helmuar, është publikuar nga gazeta malajzeze “The Straits Times”.
Policia e cila është duke hulumtuar rastin e vrasjes së Kim Jong-nam tashmë ka arrestuar katër të dyshuar dhe janë vënë në gjueti të tre të dyshuarve të tjerë të cilët janë agjent të Koresë Veriore, transmeton arbresh.info.
Koreja Jugore ka akuzuar armiqtë e saj në Korenë Veriore se ka dërguar ekip për të vrarë Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpur të Malajzisë, duke thënë se dy femra vrasëse e kanë helmuar atë dhe më pas kanë ikur me një taksi.
Thuhet se gjysmë vëllait të diktatorit Kim Jong-un do t’i bëhet një autopsi e dytë pasi e para ishte jobindëse./Arbresh.info.


Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116