Kryeministri i Sri Lankës Ranil Wickremesinghe pritet të japë dorëheqjen për të hapur rrugën për formimin e një qeverie shumëpartiake, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë sot.
Njoftimin vjen pas protestave të përshkallëzuara antiqeveritare që detyruan presidentin Gotabaya Rajapaksa të largohej nga rezidenca e tij zyrtare në Colombo sot.
Disa protestues, duke mbajtur flamuj të Sri Lankës dhe të veshur me helmeta, sulmuan rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa, sipas imazheve të transmetuara nga stacioni televiziv lokal NewsFirst.
Siç raporton rrjeti televiziv privat Sirasa TV, protestuesit kanë sulmuar pallatin presidencial.
Një burim në shërbimet e mbrojtjes të vendit tha se Rajapaksa mbetet presidenti i Sri Lankës dhe është zhvendosur në një vend të sigurt, ku po mbrohet nga ushtria.
Më herët, mijëra njerëz u dyndën në lagjen Colombo ku ndodhen ndërtesat qeveritare, duke brohoritur parulla kundër presidentit dhe duke thyer disa barrikada policie derisa arritën në rezidencën e tij. /abcnews.al
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...