Qeveria iraniane ka shpallur tre ditë zie kombëtare për “dëshmorët”, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë dy javëve të protestave, njofton televizioni shtetëror. Qeveria e përshkruan situatën si një “betejë të rezistencës kombëtare iraniane kundër Amerikës dhe regjimit zionist”.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një “marshim të rezistencës kombëtare”, me tubime mbarëkombëtare nesër për të dënuar dhunën, e cila sipas qeverisë është kryer nga “kriminelë terroristë urbanë”, raporton televizioni shtetëror.
Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA-të. BBC-ja ka numëruar rreth 180 thasë me trupa të pajetë në pamje nga afër Teheranit. Agjencia amerikane Human Rights Activist News Agency (HRANA) thotë se ka verifikuar vdekjen e 495 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në mbarë vendin.
Sipas agjencisë, edhe 10 600 persona të tjerë janë ndaluar gjatë dy javëve të trazirave. SHBA-të kanë kërcënuar se do të godasin Iranin për vrasjen e protestuesve dhe presidenti Donald Trump tha të shtunën se SHBA-të “është gati të ndihmojë”, ndërsa Irani “po shikon drejt lirisë”.
Trump nuk dha detaje se çfarë po shqyrtojnë SHBA-të. Një zyrtar i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se ai është informuar për opsione për sulme ushtarake ndaj Iranit.
Qasje të tjera mund të përfshijnë forcimin e burimeve antiqeveritare online, përdorimin e armëve kibernetike kundër ushtrisë iraniane dhe vendosjen e sanksioneve shtesë, u thanë zyrtarët Wall Street Journal.
Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se, nëse SHBA-të sulmojnë, si Izraeli ashtu edhe qendrat ushtarake dhe të transportit detar të SHBA-ve në rajon do të bëhen objektiva legjitime. Protestat, të cilat nisën për shkak të rritjes së fortë të inflacionit, tani po kërkojnë fundin e sundimit klerikal të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. / abcnews.al /
Reshjet e dëborës përfshijnë Korçën, Rama: Bashkia në terren...
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Tre kandidatë për stolin e Manchester United
Trumpi në Davos të Zvicrës, zbulohen masat drastike të sigur...
Zgjerimi i autostradës, bllokohet rruga Tiranë-Rinas për dy ...
Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër...