Protesta në Itali, pronarët e bizneseve kundër shtrëngimit të masave

12:08 | 13 Prill 2021

Mbyllja e lokaleve, restoranteve, palestrave dhe qendrave tregtare jo thelbësore për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka shkaktuar zemërimin e mijëra qytetarëve në Itali, të cilët mbushën rrugët kryesore të kryeqytetit për të protestuar.

Pronarë e punonjës të bizneseve u mblodhën para parlamentin në Romë ku u përpoqën të thyejnë kordonin e policisë.

Protesta u përshkallëzua në përplasje. Demonstruesit hodhën molotov, shishe dhe fishekzjarre drejt oficereve. Dhjetëra protestues u arrestuan ndërsa policia përdori gaz lotsjellës.

Demonstruesit gjithashtu bllokuan dhe trafikun në rrugët kryesore të Romës.

Protestuesit dorëzuan kërkesat e tyre në ministrinë e ekonomisë që lidhen me krizën e cila ka goditur rëndë bizneset që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara