Dhjetëra protestues janë arrestuar në Stamboll gjatë një marshimi për 1 Majin, pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.
Të paktën 100 janë arrestuar pas përplasjeve me policinë. 1 maji njihet në shumë vende si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve dhe është një festë publike në disa kombe, përfshirë Francën.
Në Turqi, gjatë 1 Majit ka pasur vazhdimisht protesta kundër qeverisë duke çuar në përplasje mes protestueseve dhe policisë. Shoqata e Avokatëve të Stambollit tha për AFP se numri i arrestimeve mund të jetë 170 persona. Ka pasur gjithashtu të paktën 11 të arrestuar në Ankara.
Turqia ka vendosur një bllokim të rreptë që nga 29 Prilli për shkak të një vale vdekjeprurëse të tretë të COVID-19.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh