Ndërmjetësuesit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë propozuar një armëpushimi 10-ditor që do të ulte tensionet mes palëve si dhe formë përpjekje për të nxitur një rikthim në negociata
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa i avancuar është propozimi, por, sipas CNN ndërprerja e dhunës do të përfshinte edhe heqjen e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit.
Irani ka qëlluar anijet tregtare që përpiqen të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore, ndërsa Trump ka rivendosur një bllokadë detare në portet iraniane.
Shtëpia e Bardhë nuk tha se do të pranonte një ndalim të armiqësive, por pranoi se diplomacia po vazhdonte.
“Tani për tani, Presidenti Trump është i përqendruar që Irani të paguajë për shkeljet e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe aktet e vazhdueshme të terrorizmit në Ngushticën e Hormuzit”, tha një zyrtar amerikan.
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...