Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan para samitit katërpalësh për Sirinë që do të mbahet nën mikpritjen e tij në Stamboll, priti në takime të ndara kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).
– Merkel, Putin dhe Macron arrijnë në Stamboll për samitin katërpalësh.
Takimi i parë në Rezidencën Vahdettin në Stamboll u zhvillua me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak.
Takimi i cili ishte i mbyllur për media zgjati rreth gjysmë ore.
Më pas presidenti Erdoğan priti në takim homologun e tij rus Vladimir Putin. Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavuşoğlu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe ministri i Thesarit dhe Financave, Albayrak. Ndërsa nga pala ruse në takim të pranishëm ishin ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe këshilltari i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Edhe ky takim i cili zgjati rreth 45 minuta ishte i mbyllur për media.
Ndërkaq në Rezidencën Vahdettin së fundmi ka arritur edhe presidenti i Francës Emanuel Macron, i cili po ashtu u prit nga presidenti Erdoğan para samitit katërpalësh. Takimi zgjati rreth gjysëm ore.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...