Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka kritikuar ashpër vendimet e qeverisë kroate për blerjen e pajisjeve ushtarake nga jashtë, duke veçuar diferencën mes trajtimit të Kroacisë dhe Serbisë nga Franca.
Sipas Milanoviq, Franca i ka dhënë Kroacisë avionë të përdorur, ndërsa Serbisë i ka shitur avionë të rinj, çka e detyron tani Kroacinë të blejë pajisje të reja, shkruan index.hr.
“Kjo është aleancë, partneritet? Kështu nuk bëhet,” deklaroi ai duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet blerja e avionëve luftarakë Rafale.
Ai theksoi se kjo situatë është pjesë e një problemi më të gjerë, ku qeveria po pengon projekte strategjike, ndërsa ndihma për Ukrainën po merr prioritet mbi investimet e brendshme të sigurisë ushtarake.
“15 milionë euro për Ukrainën, një miliard e gjysmë Francës, një miliard Gjermanisë, disa nga buxheti, disa nga ndihma evropiane,” tha Milanoviq, duke iu referuar blerjes së avionëve luftarakë francezë Rafale dhe tankeve gjermane Leopard.
Duke kritikuar blerjen e tankeve gjermane, Milanović tha se “Lituania ka arritur që të prodhojë pjesët e tyre, ndërsa Kroacia, e cila ka traditë në këtë prodhim, nuk bën asgjë.”
Luis Enrique flet pas kualifikimit të PSG: Jemi gati për këd...
Sveçla: Qëndrueshmëria institucionale ka ndikuar në rritjen ...
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhu...
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evro...
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...