Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se vendi i tij nuk do të shkojë më në karantinë.” Situata jonë ekonomike nuk na e lejon një mbyllje të dytë”, u shpreh Rouhani.
Më shumë se 12.400 vetë kanë ndërruar jetë në republikën islamike që prej fillimit të epidemisë. Irani ishte një nga vendet që u godit më rëndë prej koronavirusit që në fillesat e sëmundjes, dhe e vuri shpejt karantinën, të cilën e hoqi më pas në muajin prill.
Por tani vendi po përjeton një shtim të ndjeshëm të rasteve dhe vetëm të enjten, bilanci ditor i vdekjeve shkoi në 221. Rouhani thotë pavarësisht situatës së rënduar shëndetësore, një tjetër rrezik madhor i kanoset vendit, e ai është kolapsi ekonomik.
Për këtë arsye, e bëri të qartë së iranianët duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe sociale, por duke respektuar ndërkohë në maksimum protokollet e shëndetit./tch/
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin
Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti...
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C