Zyrtarët turq kanë thënë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka pranuar ftesën e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të vizituar Turqinë.
Zëdhënësi i presidencës turke, Ibrahim Kalin iu ka thënë gazetarëve se presidenti Trump, dëshiron të zhvillojë vizitën gjatë vitit 2019 por ende nuk është vendosur një datë konkrete.
Kalin ka thënë se presidenti turk e bëri ftesën gjatë bisedës telefonike së dy presidentëve ku u diskutua tërheqja e trupave amerikane nga Siria.
Presidenti Trump njoftoi përmes Twitter të dielen se ka pasur një bisedë “të gjatë dhe produktive” me Erdoganin në të cilën kanë diskutuar “tërheqjen e ngadaltë dhe të kordinuar mirë” të personelit ushtarak nga Siria, raporton REL.
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...
Disa lojtarë pritet të largohen nga Juventusi, ndër ta edhe ...
Haradinaj ngushëllon Metën për vdekjen e babait