Presidenti francez, François Hollande u shpreh sot se në raundin e dytë të presidencialeve më 7 maj, do të votojë për kandidatin e qendrës Emmanuel Macron, pasi kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen do të ishte, sipas tij, një rrezik për të ardhmen e vendit.
“Prania e ekstremit të djathtë na vë sërish përballë një rreziku për vendin tonë. Përballë një rreziku të tillë, mobilizimi është i nevojshëm si dhe kthjelltësia e vendimmarrjes. Unë personalisht do të votoj për Emmanuel Macron”, deklaroi presidenti socialist gjatë një fjalimi solemn një ditë pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Presidenti në ikje, hoqi dorë nga kandidatura e mundshme për një mandat të dytë pesëvjeçar pas ushtrimit të funksionit në krye të Elysees./Arbresh.info/
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...