Presidenti gjerman Joachim Gauck ka pranuar se Bashkimi Evropian është duke u përballur me probleme, ndaj ka bërë thirrje për një ‘BE të fortë dhe të bashkuar’.
Ai ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me qëndrimet kritike të qytetarëve të BE-së, veçanërisht në lidhje me referendumin Brexit, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi nevojë për të një BE të fortë dhe të bashkuar. Kemi nevojë për një marrëveshje të qëndrushme për të ardhmen e BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se shtetet anëtare të bllokut duhet të jenë gati për kompromis.
Duke folur në nje konferencë për shtyp, pas takimit me presidentët e Letonisë, Lutianisë dhe Estonisë, Gauck ka theksuar se ai e kupton shqetësimin e shteteve baltike, ndërsa ka shtuar se Gjermania është dhe do të vazhdojë aleat i shteteve baltike.
Presidenti Letonisë, Raimonds Vējonis, theksoi se Gjermania është një nga partnerët kryesorë të shteteve baltike, jo vetëm në këmbim të biznesit, por edhe në çështjet e sigurisë./Arbresh.info
Zelensky: Do të kthejmë të gjitha qytetet e pushtuara nga ru...
78-vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pele...
Ishin në kërkim ndërkombëtar: 4 shtetas ekstradohen nga Ital...
Jo vetëm Lukaku, Interi do t’i prezantojë edhe tri super tra...
Shuplaka e famshme e Oscar i kushtoi Will Smith shifta marra...
Emigracioni ul fuqinë punëtore në Shqipëri