Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden ka udhëuar për në Londër para se të mbahet varrimi i Mbretëreshës Elizabeth II, të hënën.
Biden është në mesin e rreth 500 liderëve të shteteve dhe personaliteteve të huaja që shkuan në Londër, një tubim i tillë i liderëve botërorë nuk është parë për dekada me radhë, raporton bbc.
Kryeministrat e Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re janë tashmë në Mbretërinë e Bashkuar.
Disa polemika janë ngritur se i ftuar për varrimin e mbretëreshës është edhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri irlandez Micheal Martin, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe presidenti italian Sergio Mattarella janë ndër liderët e tjerë botërorë që pritet të marrin pjesë./arbresh.info/
“Shumë gjëra shkuan kundër nesh” – Kompany...
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve