Powell: Shumë herët për vlerësimin e ndikimit të një vaksine në ekonomi

WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 22: U.S. Federal Reserve Chair Jerome Powell testifies before the House Financial Services Committee during a hearing on the Treasury Department's and Federal Reserve's coronavirus (COVID-19) pandemic response at the U.S. Capitol on September 22, 2020 in Washington, DC. (Photo by Caroline Brehman-Pool/Getty Images)

10:50 | 13 Nëntor 2020
Arbresh.info

Është ende shumë herët për të vlerësuar pasojat në aktivitetin ekonomik të një vaksine kundër COVID-19, që pritet në vitin 2021, por që është ende e rrethuar nga shumë të panjohura, vlerësoi sot presidenti i Bankës Qendrore Amerikane (FED), Jerome Powell.

“Ky është padyshim një lajm i mirë për periudhën afatmesme, por në lidhje me vaksinën mbeten sfida dhe pasiguri të rëndësishme në lidhje me kohën, prodhimin, shpërndarjen dhe efikasitetin për grupe të ndryshme “, tha ai gjatë një fjalimi në përfundimin të një forumi virtual të Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

Powell u tregua i kujdesshëm, ndërsa deklaroi se është shumë herët për të vlerësuar ndikimet e këtij lajmi në trajektoren e ekonomisë, veçanërisht në afat shkurtër./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale