Policia franceze ka kryer një bastisje në zyrat e kompanisë ‘X’ në Paris dhe ka thirrur pronarin e saj, Elon Musk, për t’u paraqitur në një seancë dëgjimore, në kuadër të një hetimi në vazhdim ndaj këtij rrjeti social.
Sipas Prokurorisë së Parisit, kontrolli i zhvilluar të martën lidhet me një hetim të nisur në janar të vitit të kaluar, pas akuzave për përdorim të algoritmeve të njëanshme dhe për nxjerrje mashtruese të të dhënave nga platforma.
Prokuroria bëri të ditur përmes një njoftimi në ‘X’ se hetimi është zgjeruar më tej, pas ankesave të reja që kanë të bëjnë me chatbot-in e inteligjencës artificiale të kësaj platforme, Grok.
Njësia e krimit kibernetik e prokurorëve francezë tha se hetimi tani është zgjeruar për të mbuluar krime të tjera të dyshuara, duke përfshirë bashkëpunimin në posedimin dhe shpërndarjen e materialeve të abuzimit seksual me fëmijë, shkeljet e privatësisë dhe mohimin e Holokaustit.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...