Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof Gawkowski, më 9 shtator.
Varshava vazhdimisht e ka akuzuar Moskën se tenton ta destabilizojë Poloninë për shkak të rolit të saj në ndihmën ushtarake që i jep Ukrainës fqinje, akuza që mohohen nga Rusia.
Sabotuesit, duke operuar nga Bjellorusia në bashkëpunim me Rusinë, kishin depërtuar në institucionet lokale dhe të Qeverisë qendrore, përfshirë në kompanitë në pronësi të shtetit që zbatojnë kontrata ushtarake, tha ai.
“Shërbimet e huaja ruse dhe bjelloruse… kishin një qëllim specifik: të merrnin informacione, të shantazhonin individë dhe institucione dhe të kryenin një luftë de facto kibernetike”, tha Gawkowski, i cili po ashtu është ministër i Çështjeve Digjitale.
Gawkowski tha se sulmet kibernetike në Poloni janë dyfishuar që nga viti i kaluar./rel/
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...