Partia populiste në Gjermani shprehet me tone të ashpra për emigrantët shqiptarë, kosovarë dhe afrikanë. Populistët janë shtuar ndjeshëm në Gjermani të cilët emigrantët legalë dhe ilegalë i shohin si kërcënim për rendin dhe sigurinë në vend.
Së fundmi, protagonist është bërë një politikan i partisë populiste gjermane AFD, Andreas Winhart.
Sipas mediave, para fushatës së partisë së ekstremit të djathtë në Bad Aibling, ai i ka etiketuar shqiptarët si hajdutë, ndërsa për afrikanët përdori ofendime të tjera. Ai i quajti ata “negro”, të cilët sipas tij, janë mbartës të SIDA-s dhe të tuberkulozit, përcjell “merkur.de”.
“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja, duke nënkuptuar vjedhjen, atëherë ju bashkohuni me partinë AfD”, tha ai.
Për emigrantët nga Afrika, politikani populist në Gjermani deklaroi se sa herë që kollitet një person me ngjyrë, atij i vjen natyrshëm të pyes: A është vallë i sëmurë?.
“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo”, shtoi ai. Ndërkohë autoritetet e kujdesit shëndetësor kanë pohuar se situata është tërësisht nën kontroll, duke hedhur poshtë çdo deklaratë, e cila mund të shkaktojë panik në popullatë.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...