Qytetarët rusë në disa qytete, duke përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Samaran, kanë dalë sërish në rrugë më 27 shkurt për të protestuar kundër pushtimit rus të Ukrainës.
Demonstruesit marshuan në qendrat e qyteteve, duke brohoritur “Jo luftës”.
Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës
Sipas OVD-Info, një organizatë jofitimprurëse që monitoron arrestimet e policisë në mbarë vendin, pasditen e 27 shkurtit policia ruse arrestoi 461 qytetarë në 32 qytete për pjesëmarrje në demonstratat kundër luftës.
Protestat kundër pushtimit kanë vazhduar për katër ditë radhazi, pavarësisht se policia lëviz me shpejtësi për të arrestuar qindra njerëz çdo ditë.
Në Shën Petersburg, ku dhjetëra qytetarë u mblodhën në qendër të qytetit në mënyrë paqësore, policia me mjete rebelimi kapi protestuesit dhe disa prej tyre i tërhoqi zvarrë në polici.
Aktivistët e të drejtave kanë thënë se nga 24 deri më 26 shkurt, më shumë se 3,000 rusë u arrestuan për protestat, në të cilat kundërshtonin luftën e Rusisë kundër Ukrainës./REL/
Aksident me fatalitet në Lushnjë, vdes 43-vjeçari
Osimhen në “radarin” e Atleticos, në rast të lar...
Qeveria themelon Fondin e Kujdesit Shëndetësor dhe ndan mbi ...
Nafta edhe pak më lirë sot, çmimi bie për disa centë
Pati sezon fantastik me Celticun, Engels tërheq vëmendjen e ...
Rama krahason Zvërnecin me Costa Navarinon: Shqipëria do ta ...