Dy persona mbetën të vrarë dhe 28 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive gjatë një feste të banorëve të një lagjeje në qytetin Baltimore të Merilendit, ndërsa gdhihej e diela, njoftuan autoritetet.
Tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Të shtënat u regjistruan në orën 12.30 pas mesnate në zonën Brooklyn Homes, në pjesën veriore të qytetit, thanë autoritetet.
Dy të vrarët dhe të gjithë personat e lënduar ishin të rritur.
Nëntë prej të lënduarve u transportuan me ambulanccë ndërsa 20 të tjerë shkuan vetë në spital.
Një 18-vjeçare u gjet e vdekur në vendngjarje ndërsa një 20 vjeçar u njoftua se kishte ndërruar jetë pak pasi mbërriti në spital, tha policia.
Deri më tani nuk ka të arrestuar për ngjarjen./VOA
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në