Trupat e 40 viktimave të një zjarri që përfshiu një bar në resortin zviceran të skive Crans-Montana në natën e Vitit të Ri janë identifikuar nga policia.
Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 39 vjeç, me 15 persona nën 18 vjeç.
Më të rinjtë ishin një vajzë zvicerane dhe një djalë francez, të dy 14 vjeç, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Grupi përfshin persona me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke, portugeze, franceze dhe belge, si dhe një shtetas të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Izraelit.
Përveç 40 të vrarëve, 119 të tjerë u plagosën. Shumica kanë djegie të rënda – gjashtë prej tyre aq të rënda saqë ende nuk janë identifikuar.
Një hetim penal ndaj çiftit francez që menaxhonte barin Le Constellation është duke u zhvilluar.
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...