Policia dhe prokurorët gjermanë kanë mbyllur një platformë për pornografinë e fëmijëve me më shumë se 87 mijë anëtarë, pas hetimit të grupit kriminal për disa javë.
“Policia ka arrestuar disa anëtarë të ‘Darknet’ (rrjet i errët)”, njoftoi sot zyra e prokurorit publik të Frankfurtit.
Në “Darknet” mund të hyhet vetëm duke përdorur opsionin “tools” që ndihmon në mbrojtjen e identitetit të përdoruesve dhe aktiviteteve online duke e bërë atë një platformë të preferuar për tregtimin e mallrave të paligjshme dhe përfshirjen në aktivitete të tjera të paligjshme.
Autoritetet kanë arrestuar operatorin e dyshuar 39-vjeçar të platformës për pornografinë e fëmijëve, e cila ka funksionuar për një vit.
Platforma nuk është përdorur vetëm për shkëmbime pornografike , por gjithashtu edhe për të organizuar takime për abuzimin me fëmijët.
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...