Policia belge ka arrestuar katër persona për një komplot sulmi në vitin 2015 ndaj trenit të shpejtë që lidhë Brukselin me Parisin, bëjnë të ditur prokurorët federalë.
Në gusht të vitit 2015, një sulmues me automatik plagosi tre vetë në një tren me shpejtësi të lartë përpara se të mposhtej nga pasagjerët, një në një seri sulmesh militante që ka tronditur Belgjikën dhe Francën gjatë dy viteve të fundit, transmeton portali arbresh.info
Policia kreu gjashtë bastisje në shtëpi në Bruksel dhe gjetkë në Belgjikë herët të hënën, por nuk gjeti ndonjë eksploziv apo armë.
Një gjykatës do të vendosë në një fazë të mëvonshme nëse të ndaluarit mund të mbahen më tej, thanë prokurorët./arbresh.info/
Serbët duan ta heqin simbolin që e vendosi Erden Atiqi në ve...
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...