Policia e Spanjës e Gardës Civile ka shkuar në ministritë kryesore katalane të qeverisë rajonale në Barcelonë, si pjesë e një kërkimi për dokumente të lidhura me votimin për pavarësi.
Ndërtesat e ministrive të ekonomisë, punëve të jashtme dhe presidenca ishin të gjitha në shënjestër, 11 ditë para referendumit, transmeton portali arbresh.info
Udhëheqësit katalanas po sfidojnë një urdhër të gjykatës për të ndaluar votimin, i dënuar nga qeveria e Madridit si i paligjshëm.
Një zyrtar thirri rezistencë paqësore për të mbrojtur ndërtesat.
“Ka ardhur koha – le të rezistojmë në mënyrë paqësore; le të dalim dhe të mbrojmë institucionet tona”, tha presidenti i Asamblesë Kombëtare të Katalonisë, Jordi Sánchez.
Një natë më parë, policia spanjolle zbuloi një masë dokumentesh të lidhura drejtpërdrejt me votën e ndaluar.
Qeveria e Katalonjës po përpiqet të organizojë referendumin e 1 tetorit, përballë rezistencës së vendosur nga qeveria kombëtare për të parandaluar atë të shkojë përpara./arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale