Shefi ekzekutiv i bankës më të madhe në SHBA ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me politikën e Uashingtonit, ndërsa ka shtuar se ‘ po bëhet e turpshme të jesh amerikan’.
Jamie Dimon, shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase & Co, vitin e kaluar hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë Sekretari i Thesarit për administratën Trump, transmeton portali arbresh.info
Banka e tij ka raportuar një fitim tremujorsh prej 7.03 bilionë dollarësh, 13 për qind më shumë se në vitin e kaluar.
Përkundër kësaj, Dimon para gazetarëve tha se ‘shpesh herë ndjehem në siklet kur udhëtoj jashtë vendit’.
“Po bëhet e padurueshme për qytetarët amerikanë të udhëtojnë jashtë vendit, për arsye se do të dëgjojnë se ‘budallenjtë’ po e udhëheqin këtë vend”, tha ai. “Në një pikë, ne duhet të veprojmë së bashku dhe duhet të bëjmë më shumë për shtresën mesatare”.
Ai u ka bërë thirrje mediave që të përqendrohen më shumë te çështje më të mëdha, të tilla si infrastruktura, epidemia e opiumit, taksat dhe vendet e punës./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...
Konjufca: Takimet me Spiropalin janë vëllazërore, jo thjesht...