Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Serbi në kufirin me Hungarinë. Një grup emigrantësh janë përleshur mes tyre dhe për pasojë një emigrant ka humbur jetën.
Mediat e huaja shkruajnë se të paktën pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe një adoleshente .
Ngjarja ndodhi në një pyll në periferi të Suboticës, rreth 160 kilometra në veri të Beogradit dhe një kilometër nga kufiri hungarez. Policia ka bllokuar hyrjen në këtë pyll.
Sakaq Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin ka shkuar në vendngjarje.
Të lënduarit janë të moshës 20-30 vjeç dhe nuk kishin dokumente udhëtimi, sipas kryetarit të komunës së Suboticës, Stevan Bakiq./express/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë