Ministria turke e Mbrojtjes: PKK/YPG në 24 orët e fundit kreu 11 sulme me raketa mortajash dhe anti-tank në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”
Ndryshe, pas bisedimeve me zyrtarët e lartë amerikanë, më 17 tetor Turqia njoftoi për një ndërprerje të shkurtër të operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë për të lejuar tërheqjen e forcave terroriste të YPG/PKK-së nga zona e sigurt e planifikuar.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence në takimin e mbajtur në Ankara ishin dakorduar për një zonë të sigurt prej rreth 30 kilometrash në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë, ku Ankaraja zyrtare dëshironte të akomodojë më shumë se tre milionë refugjatët që aktualisht i strehon./AA
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...