Pesë persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në brigjet e Zelandës së Re pasi mendohej se ishte goditur nga një balenë.
Gjashtë persona i mbijetuan incidentit, pranë qytetit të Kaikoura në ishullin jugor, të shtunën, shkruan Skynews, transmeton arbresh.info.
Gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme, tha rreshteri i policisë Kaikoura, Matt Boyce.
“Mendimet tona janë me të gjithë të përfshirët, duke përfshirë viktimat dhe familjet e tyre, komunitetet e tyre lokale dhe personelin e shërbimeve të urgjencës,” tha ai.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Craig Mackle, u tha gazetarëve se ujërat ishin të qeta në atë kohë dhe supozohej se një balenë doli në sipërfaqe nga poshtë varkës.
Ai tha në të kaluarën se kishte menduar për mundësinë e përplasjes së një varke dhe balenës duke pasur parasysh numrin e balenave që frekuentojnë rajonin./arbresh.info/
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...