Rreth pesë milionë të rinj janë paraqitur vullnetarë për t’ju bashkuar ushtrisë së Koresë Veriore për të luftuar kundër Uashingtonit, njofton agjencia e lajmeve KCNA.
Ajo thotë se vullnetarët duan të dërgojnë “miliona” bomba bërthamore për të zhdukur SHBA-të, transmeton portali arbresh.info
Më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un premtoi të “zbutë” presidentin e SHBA Donald Trump me “zjarr”.
Vullnetarët janë mbledhur dhe kanë thënë: “Le të dërgojmë pesë milionë bomba bërthamore dhe të hedhim në erë perandorinë e ligë nga Toka pa gjurmë”, raporton KCNA.
Rreth 1.22 milionë gra thuhet se premtuan të vullnetarizojnë. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky numër është përfshirë tashmë në shifrën prej 4.7 milionë./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...