Gjykata e Apelit në Paris nis këtë të martë kërkesën e Marine Le Penit për pavlefshmërinë e dënimit të shkallës së ulët, që vitin e kaluar e shpalli fajtore figurën kryesore të së djathtës nacionaliste franceze për përvetësim të fondeve të Bashkimit Evropian.
Gjykata e Parisit i ndaloi kandidimin për poste publike për 5 vitet e ardhshme, duke i rrezikuar përjashtimin nga gara presidenciale e vitit 2027.
Le Pen u shpall fajtore për shpërdorimin e 2.9 milionë eurove të Parlamentit Europian për të paguar asistentë që në fakt punonin për partinë e saj. Nëse dënimi mbetet në fuqi, ajo do të skualifikohet automatikisht nga gara presidenciale, ku aktualisht konsiderohet si kandidatja favorite.
Lideri i “Tubimit Kombëtar”, Jordan Bardella, e cilësoi procesin si një goditje ndaj demokracisë, ndërsa konfirmoi se ai nuk do të garojë për president, por për kryeministër. Mbrojtja shpreson që Gjykata e Apelit të paktën të heqë klauzolën e “zbatimit të menjëhershëm”, çka do t’i lejonte Le Pen të regjistrohej në garë deri në vendimin e shkallës së lartë.
Seancat do të vijojnë deri më 12 shkurt, por vendimi përfundimtar nuk pritet përpara verës. Kjo vonesë kohore mbetet jetike për Le Pen, e cila këmbëngul në pafajësinë e saj, duke e cilësuar procesin si një përpjekje për ta eliminuar nga gara për herë të katërt drejt Pallatit Elize.
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...
KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!