Dy trena nëntokësorë janë përplasur në Gjermani, ku kanë mbetur dhjetëra pasagjerë të lënduar.
Aksidenti në Duisburg, një qytet në veriperëndim të Gjermanisë, la rreth 23 persona të lënduar, sipas mediave lokale, dy prej të cilëve në gjendje kritike, transmeton portali arbresh.info.

Një thuhet të ketë marrë lëndime serioze në kokë, kur trenat u përplasën kokë më kokë, ndërsa të tjerët besohet të kenë pësuar prerje dhe mavijosje.
Përplasja ndodhi në tunelin e stacionit “Auf dem Damm” në lagjen Meiderich, e cila është një stacion nëntokësor Stadtbahn Rhein-Ruhr.
Ende nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar përplasjen./Arbresh.info/
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...