Dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin në Itali, ku janë lënduar të paktën 17 persona.
Aksidenti midis një treni të shpejtë dhe një treni rajonal ndodhi në linjën midis Bolonjës dhe Riminit.
Shërbimi zjarrfikës njoftoi për 17 të plagosur, ndërsa një zëdhënës i operatorit kombëtar të trenave tha për AFP-në se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.
Kur ndodhi përplasja, trenat po lëviznin me shpejtësi të ulët, sipas tij.
Nga pamjet, duken trenat e përplasur ‘kokë më kokë’. Për ngjarjen, ka nisurnjë hetim, ndërsa ministri i Transportit Matteo Salvini, njëkohësisht zëvendëskryeministër, tha se po ndjek nga afër situatën.
Tre muaj më parë, pesë punonjës të hekurudhave humbën jetën pasi u goditën nga një tren gjatë natës në linjën Milano-Torino.
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...