Përmbytjet masive të shkaktuara nga shiu i madh në Malajzi dhe Tajlandën fqinje kanë shkaktuar të paktën 12 viktima, njoftojnë autoritetet.
Më shumë se 122,000 njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre në Malajzinë veriore, ndërsa në Tajlandën jugore, rreth 13,000 të tjerë janë gjithashtu të zhvendosur.
Ka frikë se numri mund të rritet, pasi paralajmërimet për shi dhe stuhi janë ende në fuqi.
Shërbimet emergjente janë dërguar për të ndihmuar në shpëtimin e banorëve të bllokuar dhe po ofrohen strehim për ata që janë të zhvendosur.
Përmbytjet, të cilat filluan më herët gjatë javës, kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve në të dyja vendet.
Përmbytjet kanë ndikuar në pothuajse 534,000 familje në jug të Tajlandës, njoftuan autoritetet e katastrofave dhe dy spitale u mbyllën për të parandaluar që ujërat e përmbytjeve të dëmtonin objektet mjekësore. Gjashtë provinca shpallën katastrofë për shkak të përmbytjeve.
Qeveria ka caktuar 1.7 milion dollarë për ndihmën e përmbytjeve për secilën provincë, me kryeministren Paetongtarn Shinaëatra që tha se qëllimi është “të rikthehet normaliteti sa më shpejt të jetë e mundur”. / abcnews.al
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...