Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se ka viktima dhe të lënduar.
Një autobus pasagjerësh i kompanisë “Mardin Seyahat”, që ishte në lëvizje nga Şırnak drejt Erzurumit, doli nga kontrolli për shkak të akullit në rrugën me kthesa dhe u përmbys në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, katër persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u lënduan, raportonë cnn turk.
Pas njoftimit, në vendngjarje u dërguan ekipe të ndihmës së shpejtë, UMKE, AFAD, zjarrfikësit, policia dhe xhandarmëria.
Të lënduarit, pasi morën ndihmën e parë, u transportuan për mjekim në spitalet shtetërore të Genç dhe Bingolit.
Guvernatori Ahmet Hamdi Usta, i shoqëruar nga komandanti i xhandarmërisë së provincës, gjeneral brigade Bilgihan Yeşilyurt, dhe prefekti i Gençit, Muhammet Güzel, shkuan në vendin e aksidentit për të kryer inspektime.
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...
Pacolli: Kujtimi Luigi Mamollin do të mbetet gjithmonë i gja...