Ky është momenti kur një burrë qëllon aksidentalisht veten në këmbë, derisa po përkulej për të marrë diçka.
Videoja njëminutëshe shfaq një burrë nga SHBA-të, i cili mbush revolen Glock dhe më pas e fut në brez, transmeton Daily Mail.
Dhe në momentin që përkulet për të marrë diçka në tokë që i kishte rënë, revolja befasisht shkrep dhe dëgjohet një e shtënë.
Ai menjëherë fillon të bërtas nga dhimbjet e mëdha, pasi plumbi e kishte qëlluar në këmbë.
“Oh zot, telefononi 911”, dëgjohet burri duke bërtitur.
Ky burrë i pafat për t’i shpëtuar më të keqes, zhvesh pantallonat për ta nxjerrë karikatorin me plumba që i kishte ngecur brenda, duke u frikësuar se revolja mund të shkrep sërish.
Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është stabile, kurse videoja është bërë virale për faktin se është shikuar nga më shumë se 98 mijë persona.
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...