Japonia, për të katërtin vit me rradhë, është renditur si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë, ka zbuluar një rënditje e re globale për 2021.
Japonezët mund të vitizojnë 191 vende të botës pa viza, shkruan Daily Mail, transmeton portal arbresh.info
Pasaporta e Singaporit mbetet e dyta në renditje, pasi qytetarët e saj mund të vizitojnë 190 vende.
Pavarësisht Brexit, pasaporta e Mbretërisë së Bashkuar është ngritur në renditje, dhe ka zënë vendin e shtatë, pasi qytetarët e saj mund të vizitojnë 185 vende.
Në vendin e shtatë renditet edhe pasaporta amerikane, belge, zvicerane dhe norvegjeze.
Gjermanët mund të udhëtojnë në 188 vende, prandaj pasaporta e tyre ka zënë vendin e tretë në renditje. Në të njejtin pozicion është edhe pasaporta e Koresë Jugore.
Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja renditen në vendin e katërt.
Austria dhe Danimarka në vendin e pestë, me 187 vende që mund të vizitojnë pa viza.
Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Suedia renditen në vendin e gjashtë me gjithsej 186 vende që mund të vizitojnë pa viza.
Në renditjen e pasaportave më të dobëta në botë prin Afganistani, me 26 vende që mund të vizitojnë pa viza.
Sipas Henley Passport Index, pasaporta amerikane është ka parë në rënie në katër vitet e fundit, ndërsa pasaportat e Japonisë, Koresë Jugore dhe Singaporit janë ngritur më fuqishëm në pozicione.
Në raport me udhëtimet për vitin 2021, për shkak të pandemisë, Henley Passport Index nuk ka dhënë ndonjë koment./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...