Shtëpia e Bardhë, njoftoi se pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga Siria, rreth 200 ushtarë të saj do të qëndrojnë edhe një kohë në këtë vend me misionin “paqeruajtës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, pas bisedës telefonike mes presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe atij amerikan, Donald Trump, dha një deklaratë me shkrim në lidhje me procesin e tërheqjes së SHBA-ve nga Siria.
“Një grup prej rreth 200 ushtarësh me mision paqeruajtës do të qëndrojë edhe një kohë në Siri”, theksoi Sanders.
Ajo nuk dha detaje të tjera në lidhje me këtë çështje, ndërsa tërhoqi vëmendjen se deklaratën e bëri menjëherë pas bisedës Erdoğan-Trump.
Presidenti Trump në deklaratën e bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte deklaruar se organizata terroriste DEASH në Siri pothuajse është në pikën e përfundimit dhe se tashmë ushtarët amerikanë do të tërhiqen nga ky vend.
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...