Më shumë se 750 persona janë plagosur në një shpërthim në portin e qytetit jugor iranian Bandar Abbas, njoftuan mediat shtetërore iraniane. Sipas të dhënave të fundit, tetë persona kanë humbur jetën.
Shpërthimi ndodhi në kohën kur Irani kishte nisur raundin e tretë të bisedimeve me SHBA-në në Oman mbi programin e tij bërthamor. Shkaku i shpërthimit ende nuk është i qartë, por dyshohet se është shkaktuar nga materiale kimike.
“Shkaku i këtij incidenti ishte shpërthimi i disa konteinerëve në dokun e portit Shahid Rajai. Aktualisht po analizojmë situatën dhe po transportojmë të plagosurit në qendrat mjekësore,” tha një zyrtar lokal për menaxhimin e krizave për televizionin shtetëror.
Iranian Interior Minister:
Death toll from Rajaee Port in Iran explosion rises to 8, 750 injured. pic.twitter.com/tWhnN3jNFa
— Clash Report (@clashreport) April 26, 2025
Agjencia njoftoi se janë plagosur mbi 700 persona, ndërsa më herët televizioni iranian kishte raportuar se “qindra janë dërguar në qendrat mjekësore”.
Agjencia gjysmëzyrtare Tasnim bëri të ditur se aktivitetet në port janë pezulluar për të shuar zjarrin dhe, duke pasur parasysh numrin e madh të punëtorëve të portit, “shumë persona janë ndoshta të plagosur ose kanë humbur jetën” në incident.
Mbi 400 të lënduar nga një shpërthim i madh në një port iranian të naftës – detaje dhe pamje
Lexo po ashtu
Mbi 400 të lënduar nga një shpërthim i madh në një port iranian të naftës – detaje dhe pamje
Për shkak të shpërthimit, janë thyer xhamat e dritareve në një rreze prej disa kilometrash, raportuan mediat iraniane.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë një re në formë kërpudhe që u formua mbi port pas shpërthimit.
Në vitin 2020, kompjuterët e këtij porti ishin objekt i një sulmi kibernetik. Sipas Washington Post, për këtë sulm besohet të ketë qenë përgjegjës Izraeli, në kuadër të një kundërpërgjigjeje ndaj një sulmi kibernetik iranian.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...