Partia Popullore Evropiane (PPE) në Kongresin e mbajtur në Maltë, miratoi sot rezolutën urgjente për Ballkanin Perëndimor, me të cilën iu bëhet thirrje liderëve politikë të Maqedonisë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin.
Ish ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç theksoi se BE-ja duhet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që po përballen me probleme më serioze.
Nga ana tjetër kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev fajin për problemet në rajon ia adresoi BE-së, e cila siç tha ai zvarrit procesin e pranimit të këtyre shteteve në familjen evropiane. Ai i bëri thirrje unionit të përshpejtojë hapjen e kapitujve 23 dhe 24 të negociatave me Maqedoninë./Arbresh.info/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes