Skip to content
  • Ballina
  • Lajme
  • Drejtësi
  • Kronikë e zezë
  • Zgjedhjet 2026
  • Sport
  • Bota
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Shqipëri
  • Rajoni
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner
Ad Banner

Partia e djathtë ekstreme gjermane kundër hyrjes së vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian

18:04 | 10 Tetor 2018
A Z

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e ekstremit të djathtë gjerman, “Alternativa për Gjermaninë”, i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kësaj partie për çështje të BE-së, Harald Weyel, dhe raportuesi i Ballkanit Perëndimor, Siegbert Droese, dhanë si shkakun kryesor për mospranimin e Ballkanit Perëndimor në BE lidhjen e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë me krimin e organizuar

“Ky model është shndërruar në modelin e qeverisjes së tyre. Nuk jemi dakord me automatizmin, që qysh në vitin 2025 të hyjnë në BE vendet e para, si për shembull, Mali i Zi ose Serbia. Kemi nevojë për më shumë kohë dhe këto vende duhet të ofrojnë diçka vet, para se të hyjmë në negociata konkrete me to”, tha ai.

Një shqetësim tjetër i lidhur me këtë refuzim ndaj Ballkanit Perëndimor për partinë më të djathtë populiste të Gjermanisë është rritja e peshës së vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore me anëtarësimin e tyre në BE.

Për këtë arsye, “AfD” propozon që këto vende të krijojnë një union të vetin, sipas modelit të vendeve Beneluks.

“Përtej opsionit të një BE-je të madhe, ekziston opsioni i një unioni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sillte harmonizimin e ekonomisë, heqjen e doganave, zbutjen e politikës së jashtme etj., sipas modelit të shteteve të Beneluksit. Ky plan B ose C mund të ishte fare mirë plani A”, tha zëdhënësi i “AfD”-së për çështje të BE-së, Harald Weyel, transmeton DW.

Sipas dy politikanëve, vendet e Ballkanit Perëndimor janë jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht në kufijtë e BE-së. Ata veçuan sidomos Shqipërinë, duke sjellë si shembull ndikimin e Turqisë në Shqipëri, manifestuar me xhaminë e madhe në Tiranë, të financuar nga qeveria e Erdoganit.

AfD ka ndërmend që për zgjerimin e BE-së me këto vende të pyetet jo vetëm, siç parashikon ligji aktual, Bundestagu, por i gjithë populli votues me anë të një referendumi.

“Alternativa për Gjermaninë” është e vetmja parti e Bundestagut gjerman që është kundër anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ajo zë vetëm 12,6 përqind të vendeve në Bundestag, por, për shkak të qeverisë së koalicionit të madh mes CDU/CSU dhe SPD, konsiderohet si partia kryesore e opozitës. E krijuar në vitin 2013, AfD është e përfaqësuar në thuajse të gjitha parlamentet e landeve, përveçse në Hessen dhe Bavari.

Sa i përket Bavarisë, kjo gjendje pritet të ndryshojë në favor të AfD-së të dielën e ardhshme (14.10), kur do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e landit. Sipas anketimeve paraprake, AfD-ja pritet të fitojë 10 deri 14 për qind të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara

  • 01

    Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...

  • 02

    I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari

  • 03

    Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media

  • 04

    Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...

  • 05

    Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...

  • 06

    KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë

Të ngjashme

  • SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin e mirëkuptimit”

    19:27 | 27 May 2026
  • I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në Itali

    19:23 |
  • Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arrestuar dhe 40 nën hetim

    18:08 |
Ad Banner

Foto lajm

Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për kampin Bondsteel

23:21 | 21 Maj 2026

Kthehet në pronësi të MBPZhR-së objekti i uzurpuar në Komunën e Zveçanit

16:10 | 21 Maj 2026

Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit, Kurti: Vlera e investimit është afër 1 milion euro

20:16 | 20 Maj 2026

“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen për protestën në Shkup

16:33 | 18 Maj 2026

Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc

22:05 | 17 Maj 2026

Hamza pret Ambasadorin britanik , diskutojnë për zgjedhjet e 7 qershorit

11:57 | 14 Maj 2026

Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtësisht nga kryetari Faton Peci

09:38 | 14 Maj 2026

Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një veprimtari dhe patrioti

15:21 | 12 Maj 2026

U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fillestar

16:17 | 6 Maj 2026

Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit: Muja viziton pikat kufitare Merdarë dhe Hani i Elezit

16:07 | 6 Maj 2026

Rreth nesh

Arbresh.info është në shërbimin tuaj 24 orë duke u kujdesur që në kohë reale të përcjellë tek ju vetëm lajme të sakta, korrekte dhe profesionale, nga gazetarë profesionist dhe të dëshmuar. Lajmi i saktë është vlera që e diferencon Arbresh.info nga portalet tjera.

Kontakt

Mob: +383 49 / 777 - 000
E-Mail: [email protected]
Redaksia: [email protected]
Adresa: Rruga UÇK, 10000 Prishtinë,
Republika e Kosovës

Rrjetet sociale

  • Lajme
  • Sport
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Tech/Auto
  • Kuriozitete
  • Impressum
  • Raporto lajmin
  • Privacy Policy

© Arbresh.info 2015-2026
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

📱 Shkarkoni Aplikacionin Arbresh.info për lajmet dhe përditësimet më të fundit!

Download on Google Play Download on the App Store