Më shumë se 4,300 shtëpi të shkatërruara dhe 121 fëmijë të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, pretendon parlamenti i Ukrainës.Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se 4,379 shtëpi janë shkatërruar nga ushtria ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Nëpërmjet një postim në kanalin zyrtar në Telegram të parlamentit ukrainas shkruhet se 6.5 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej hyrjes së ushtrisë ruse në Ukrainë, 24 shkurt.
Parlamenti tha gjithashtu se mijëra njerëz janë vrarë, duke përfshirë 121 fëmijë.
Megjithatë Skynews thekson se nuk ka verifikuar shifrat në mënyrë të pavarur.
Në vlerësimin e saj të fundit, Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 3.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...