Parlamenti Evropian të enjten ka kaluar një rezolutë në të cilën u kërkon drejtuesve ekzekutive të bllokut që të “detyrojnë” kompanitë teknologjike që të përdorin vetëm një lloj karikuesi.
Ligjvënësit evropianë po kërkojnë që të përdoret një karikues i zakonshëm për të gjitha llojet e pajisjeve, për tabletë, telefona apo lexues elektronikë.
Ata u kanë bërë thirrje politikëbërësve që të shqyrtojnë mënyrat për të shmangur rritjen e kabujve të cilët nuk riciklon, duke mos u kërkuar që klientët të blejnë për çdo pajisje të re edhe një karikues të ri.
Propozime të tilla janë kundërshtuar ashpër nga kompania Apple, duke thënë se kabujt e bërë nga kompaninë rivale përdorin variantet USB për karikim, ndërsa Apple ato Lighting.
Ndërkohë, Komisioni Evropian ka kohë që po e konsideron një nismë të tillë. Në 2009 Apple, kompanitë e telefona të zgjuar firmosën një memorandum mirëkuptimi ku binin dakord që të harmonizon karikuesit.
Rezoluta që kaloi të enjten kërkon nga komisioni Evropian që t’i vërë në zbatim këto rregulla nga muaji Korrik.
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...